Media gjermane: Dy të dyshuar rusë pas tentativës për sulm me dron në aeroportin e Lajpcigut

Dy persona janë identifikuar nga hetuesit gjermanë si të dyshuar për përpjekjen për të goditur avionët e transportit në aeroportin Leipzig/Halle, raporton “The Guardian”, duke cituar mediat gjermane.

Të lidhura

None found

Sipas këtyre raportimeve, njëri prej tyre është një burrë i lindur në Rusi, i cili disponon pasaportë letoneze, ndërsa tjetri është shtetas bjellorus me pasaportë ruse. Të dy janë persona të njohur për autoritetet gjermane.

Hetimi ka në qendër ngjarjen e 4 gushtit 2026, kur pranë avionëve të transportit ukrainas, në aeroportin Leipzig/Halle, u gjet një dron i pajisur me eksplozivë. Pajisja u çaktivizua dhe incidenti nuk shkaktoi as viktima, as dëme materiale.

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se, duke u mbështetur te gjetjet e hetimit policor, modelet e përdorura dhe informacionet e shërbimeve të inteligjencës, përgjegjësia për sulmin e pasuksesshëm i atribuohet Rusisë, duke e konsideruar atë pjesë të një operacioni hibrid. Moska i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar të pabazuara.


Shtuar 2.09.2026 15:10

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet