Deputeti i LDK-së, Nezir Kraki, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për qasjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, sa i përket procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Sipas Krakit, Abdixhiku ka vepruar drejt kur është përpjekur që LDK-së t’ia rikthejë rolin e një subjekti politik që ndihmon në funksionimin e institucioneve, në vend që t’i bllokojë ato.
“Dua ta përshëndes publikisht qasjen e Kryetarit të LDK-së lidhur me çështjen e presidentit”, ka shkruar Kraki.
Ai ka deklaruar se qëllimi ishte rikthimi i LDK-së në pozitën e një force që kontribuon në mbarëvajtjen institucionale të vendit.
“Lumir Abdixhiku me të drejtë deshi t’ia rikthente LDK-së rolin që i takon, dmth rolin e një partie që ua mundëson gjërave të bëhen, jo që i bllokon ato”, ka deklaruar ai.
Kraki ka theksuar se në qendër të vëmendjes duhet të jetë funksionimi i institucioneve të Kosovës, ndërsa ka kundërshtuar atë që e ka cilësuar si “logjika e komitave”.
“Gjënë më të rëndësishme për ne të gjithë, Kosovën me institucione”, ka shkruar Kraki.
Në përmbyllje, deputeti ka dhënë edhe një paralajmërim politik për zhvillimet e ardhshme brenda LDK-së.
“LDD e re do ta ketë fatin e LDD-së së vjetër”, ka përfunduar ai.
