Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Konkretisht në seancat e 25 majit dhe 10 qershorit, Gjykata e Posaçme, pezulloi afatet e paraburgimit për të vetmin të pandehur të arrestuar, Erion Veliajn, për shkak të mungesës së avokatëve të dy të bashkëpandehurve të tjerë.
Të lidhura
None found
Vendimi u kundërshtua në rrugë gjyqësore, nga avokati Plarent Ndreca, i cili argumentoi se vendimi ishte i padrejtë, pasi shkak për shtyrjen e seancave nuk ishte bërë Veliaj, sipas asaj që raporton gazetarja Klodiana Lala.
Por gjyqtarja Saida Dollani e rrëzoi këtë kërkesë, duke i hapur rrugë Veliajt t’i drejtohet Gjykatës së Lartë.
Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.
Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në burg.
