Dy mjekë të Spitalit të Vushtrrisë akuzohen për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy mjekëve të Spitalit të Vushtrrisë, të cilët dyshohen për “Marrje të ryshfetit”. Për të njëjtin rast, nëntë persona të tjerë janë përfshirë në aktakuzë nën dyshimet për “Dhënie të ryshfetit”.

Të lidhura

None found

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, mjekët Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi, në cilësinë e personave zyrtarë, kanë kërkuar dhe marrë drejtpërdrejt para për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Aktakuza bën të ditur se Valdet Rexhepi dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar para në gjashtë raste, ndërsa Ekrem Sefiu në tri raste. Pagesat, sipas organit të akuzës, lidhen me trajtimin dhe operimin e pacientëve, në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.

Ndaj nëntë të pandehurve, F.V., B.Q., F.Xh., B.G., B.A., K.H., S.N., V.Y. dhe L.K., rëndon dyshimi se u kanë premtuar, ofruar ose dhënë mjekëve shuma të ndryshme parash, drejtpërdrejt ose përmes personave të tjerë dhe në interes të tyre apo të të afërmve.

Shumat e përmendura në aktakuzë variojnë nga 50 deri në 300 euro. Prokuroria dyshon se këto pagesa janë bërë si shpërblim për kryerjen e operacioneve ndaj familjarëve të personave të akuzuar.

Pas ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës që t’i shpallë fajtorë të pandehurit për veprat penale që u atribuohen dhe t’i dënojë në përputhje me ligjin.


Shtuar 2.09.2026 14:27

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet