Prej ditësh, në territorin e Bulqizës vijojnë të digjen dy vatra zjarri. Njëra ndodhet në zonën mbi fshatin Vajkal, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, ndërsa tjetra është aktivizuar në malin e Lepurit, pranë Qytetit të Ri të Bulqizës.
Zjarri mbi Vajkal nuk është shuar prej më shumë se 10 ditësh. Në terren janë angazhuar punonjës të Bashkisë Bulqizë dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po përpiqen të vendosin flakët nën kontroll.
Të lidhura
None found
Puna e ekipeve po pengohet nga relievi i thyer malor, ndërsa temperaturat e larta e bëjnë edhe më të vështirë ndërhyrjen nga toka.
Shqetësimi më i madh lidhet me situatën në malin e Lepurit, pasi zjarri po avancon në drejtim të Qytetit të Ri të Bulqizës. Përballë vështirësive për të ndërhyrë nga toka, kërkohet përdorimi i mjeteve ajrore për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të parandaluar afrimin e tyre pranë zonave të banuara.
