Abdixhiku: Kundërshtimi i gjashtë deputetëve e çoi vendin drejt zgjedhjeve të reja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas moskalimit të kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.

Të lidhura

None found

Sipas tij, në seancën e djeshme nuk u rrëzua ndonjë marrëveshje për qeverisje me VV-në, pasi një marrëveshje e tillë nuk kishte ekzistuar. Abdixhiku theksoi se LDK-ja kishte vendosur të mbetej në opozitë dhe se të gjithë deputetët e saj ishin pajtuar me këtë qëndrim.

Ai deklaroi se ajo që u refuzua ishte zgjidhja për presidentin e Kosovës, ndërsa votimi kundër kandidatit të propozuar nga LDK-ja, sipas tij, përcaktoi edhe rrugën e vendit drejt zgjedhjeve të reja.

Abdixhiku i kritikoi deputetët që nuk e mbështetën kandidaturën, duke thënë se veprimi i tyre i ka shkaktuar dëm LDK-së.

Postimi i Abdixhikut:

Mirëmëngjesi, Kosovë!

Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion.

Atëherë, për çfarë po rrahin gjoks?

Çfarë paskan shpëtuar?

Dje u hodh poshtë zgjidhja për Presidentin e Kosovës. U kundërshtua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, si pasojë e këtij refuzimi, u përcaktua edhe fati i vendit: zgjedhje të reja.

Çdokush mund të bëjë dëm.

Për këtë, ja dora!

Por, ashtu siç ju thashë në vitin 2020, kur u verbuat dhe e çuat LDK-në në 12%, po jua them edhe tani: ky veprim i dëmton vetëm LDK-së. Nuk e kuptoj se si nuk e shihni këtë, si nuk e ndieni këtë fat dhe si mund të ndiheni të përmbushur nga lavdërimet e atyre që gjithë jetën kanë qenë anti-LDK!

Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë pjesë e agjendës së LDK-së. Ato nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Megjithatë, prej disa muajsh, zgjedhjet kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po arrijnë të ndikojnë me sukses edhe në rrjedhat tona.

Për këtë ndiej vetëm keqardhje!

Por nuk dorëzohem. Je shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!


Shtuar 2.09.2026 11:21

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet