Aguero beson se Gabriel Jesus do të ketë ndikim të madh te Barcelona

Sergio Aguero është shprehur optimist për të ardhmen e Gabriel Jesusit te Barcelona, duke vlerësuar se ish-bashkëlojtari i tij nga Manchester City mund të ketë sukses pas transferimit në klubin katalanas.

Të lidhura

None found

Barcelona ka zhvilluar një merkato aktive gjatë verës, duke afruar lojtarë si Anthony Gordon, Karim Adeyemi, Rodri dhe, së fundmi, Gabriel Jesus.

Aguero, i cili ka qenë në të njëjtën skuadër me sulmuesin brazilian gjatë periudhës së tyre te Manchester City, ka folur me nota pozitive për potencialin e tij në Spanjë.

“Gabriel Jesus mund t’i japë shumë Barcelonës. Pep e aktivizoi atë në momentet kur kishim nevojë për një sulmues më ofensiv dhe ai e kishte të përcaktuar qartë rolin e tij. Flick ka një mënyrë të ngjashme pune”, deklaroi Aguero.

Sipas argjentinasit, shënimi i golave në Premier League është veçanërisht i vështirë, ndaj Jesus mund të ketë një rendiment të mirë në kampionatin spanjoll.

“Në Ligën Premier është shumë e vështirë të shënosh, pasi gjithçka është shumë e komplikuar. Mendoj se ai mund të realizojë pa problem 10 ose 15 gola gjatë një sezoni”, shtoi ai.

Ish-sulmuesi argjentinas komentoi gjithashtu transferimin e Rodrit, të cilin e vlerësoi për qetësinë dhe inteligjencën në lojë.

“Barcelona do ta shijojë Rodrin. Ai e luan futbollin në mënyrë shumë të thjeshtë, vendoset mirë, kontribuon si pjesë e ekipit dhe mbrohet mirë. Ai e lexon lojën përpara se të ndodhë. Ta shohësh në televizor nuk është njësoj si ta ndjekësh nga afër në fushë”, përfundoi argjentinasi.


Shtuar 2.09.2026 11:10

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet