Dy persona mbetën të plagosur lehtë pasi një objekt ende i paidentifikuar shpërtheu në stacionin kryesor hekurudhor të Augsburgut, në jug të Gjermanisë, njoftoi policia.
Të lidhura
None found
Sipas policisë shtetërore bavareze, ngjarja u regjistrua në korridorin e një ndërtese. Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe mbyllën rrugët në zonën përreth stacionit.
Qyteti i Augsburgut ndodhet rreth 55 kilometra larg Mynihut.
