Një aksident i rëndë automobilistik në Egjipt ka shkaktuar vdekjen e 16 personave.
Të lidhura
None found
Përplasja, ku u përfshi një autobus, ndodhi në rrugën Dahab-Nuweiba, sipas të dhënave të para.
Ministria egjiptiane e Shëndetësisë bëri të ditur se 28 persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit.
Autoritetet ende nuk kanë publikuar detaje të tjera mbi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, nuk dihet nëse autobusi ishte nisur drejt Sinait Jugor apo po kthehej nga kjo zonë.
