Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka ngritur një Qendër Trajnimi, e cila do të shërbejë si një mekanizëm sistematik për edukimin e vazhdueshëm, përparimin profesional dhe përgatitjen e brezave të rinj të personelit të sigurisë me nivel të lartë trajnimi.
Të lidhura
None found
Hapja e kësaj Qendre u bë e ditur nga drejtori i ASK-së, Bojan Hristovski, gjatë shënimit të ditës së Agjencisë.
Hristovski deklaroi se sfidat bashkëkohore të sigurisë po transformohen me një ritëm të paprecedentë. Sipas tij, ndërtimi i një shërbimi të fuqishëm nuk mbështetet vetëm te teknologjia dhe burimet, por veçanërisht te njohuritë, aftësitë analitike dhe njerëzit që zhvillohen vazhdimisht. Ai theksoi se Qendra e Trajnimit përfaqëson një investim te burimi më i rëndësishëm: njerëzit, dijet dhe kapaciteti i ardhshëm i sistemit të sigurisë.
Veprimtaria për shënimin e ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare u ndoq nga përfaqësues të lartë shtetërorë.
