Në ditën e fundit të merkatos, Juventusi ka bërë publik transferimin e Pape Matar Sarr nga Tottenhami. Mesfushori senegalez i bashkohet klubit bardhezi.
Të lidhura
None found
23-vjeçari do të luajë për “Zonjën e Vjetër” në huazim deri më 30 qershor 2027. Kostoja e huazimit është 2.5 milionë euro, ndërsa parashikohen edhe 300 mijë euro shpenzime shtesë.
Marrëveshja i jep Juventusit mundësinë për të blerë përfundimisht kartonin e Sarr për 27.5 milionë euro. Kjo shumë do të shlyhet gjatë tri viteve financiare dhe, në rast se opsioni ushtrohet, operacioni mund të kapë vlerën e afërsisht 30 milionë eurove.
Sarr ishte pjesë e Tottenhamit që prej vitit 2021, kur londinezët e morën nga Metz ndërsa ishte ende adoleshent. Ai kaloi një sezon tjetër në huazim në Francë, përpara se të rikthehej në Angli dhe të fitonte gradualisht rol të rëndësishëm te skuadra londineze.
Me fanellën e Tottenhamit, mesfushori ka regjistruar gjithsej 107 ndeshje në Ligën Premier.
Në arenën ndërkombëtare, Sarr konsiderohet ndër elementët kryesorë të Senegalit. Ai numëron 42 paraqitje me kombëtaren, si edhe ka marrë pjesë me përfaqësuesen senegaleze në dy Kampionate Botërore, më 2022 dhe 2026.
Ai është afrimi i shtatë i Juventusit këtë verë, pas Randal Kolo Muanit, Kerim Alajbegoviqit, Jhon Lucumít, Guglielmo Vicarios, Jeff Ekhatorit dhe Zeki Çelikut.
