Komuna e Çairit sqaron: Incidenti me thika nuk ndodhi në territorin e saj, kërkohet raportim i verifikuar

Komuna e Çairit ka reaguar përmes një njoftimi për media lidhur me incidentin e rëndë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë, duke shprehur keqardhje të thellë dhe duke i uruar atij shërim sa më të shpejtë.

Të lidhura

None found

Komuna thekson se ngjarja nuk ka ndodhur brenda territorit të saj. Sipas institucionit, zbardhja e plotë e rrethanave dhe zhvillimi i hetimit u takojnë institucioneve kompetente.

Duke nënvizuar ndjeshmërinë e rastit, veçanërisht për shkak se të përfshirët janë të mitur, Komuna e Çairit u bëri thirrje mediave që të raportojnë me kujdes dhe t’i verifikojnë saktë të dhënat, përfshirë vendndodhjen e ngjarjes, për të shmangur krijimin e një perceptimi të pasaktë në opinion.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se i mituri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton për jetën.

“Një person aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet e Ministrisë, edhe personi që ka kryer veprën penale është i mitur. Fëmija me lëndime të rënda trupore dhe fëmija që i ka shkaktuar ato janë të së njëjtës gjeneratë, të lindur në vitin 2012”, deklaroi Toshkovski.


Shtuar 1.09.2026 17:22

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet