Tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbysjes dhe fundosjes së një trageti pasagjerësh dje në brigjet e Qipros.
Të lidhura
None found
Në momentin kur nisi të fuste ujë, trageti kishte në bord 259 pasagjerë dhe tetë pjesëtarë të ekuipazhit. Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi pak pas nisjes nga qyteti bregdetar i Kyrenias, të dielën rreth orës 12:30 me orën lokale.
Pjesa më e madhe e personave që ndodheshin në bord janë shpëtuar. Në zonën e incidentit po vazhdon një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet turke.
Në vendngjarje janë angazhuar helikopterë dhe mjete lundruese të rojes bregdetare, ndërkohë që ambulancat janë vendosur përgjatë bregut për të pritur të mbijetuarit.
Autoritetet kanë ndaluar kapitenin e anijes dhe shtatë anëtarët e tjerë të ekuipazhit. Paralelisht, është hapur një hetim për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e tragjedisë.
Po punohet gjithashtu për nxjerrjen e regjistruesit të të dhënave të tragetit, të njohur si “kutia e zezë”, i cili pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të aksidentit.
