Tronditje në Athinë/ Foshnja e pajetë gjendet në valixhe, hetime për rrethana të rënda

Policia greke ka zbuluar trupin e një foshnjeje të vdekur në një valixhe, gjatë një ndërhyrjeje në zonën Kypseli të Athinës.

Të lidhura

None found

Rasti u bë i ditur pas denoncimit të pronarit të një apartamenti në qendër të kryeqytetit grek, i cili ishte dhënë me qira përmes Airbnb.

Pronari kishte kërkuar ndihmën e policisë, pasi personat që kishin marrë banesën nuk po largoheshin. Ai dyshonte gjithashtu se brenda apartamentit po konsumoheshin lëndë narkotike.

Kur patrullat e DIAS mbërritën në zonë, pronari i drejtoi efektivët drejt apartamentit. Në banesë u gjetën një burrë me origjinë greke, vajza e tij 15-vjeçare dhe një shtetas afgan.

Policia konstatoi gjithashtu praninë e dy të miturve dhe një gruaje gjermane, e cila më herët kishte bërë kallëzim në polici. Efektivët morën me vete dy valixhe nga apartamenti dhe i dërguan në komisariat për kontroll.

Gjatë verifikimit të tyre, brenda njërës prej valixheve u zbulua trupi i pajetë i një foshnjeje, një gjetje që tronditi efektivët.

Gruaja gjermane dyshohet se u ka thënë hetuesve se foshnja ishte fëmija i saj dhe se kishte vdekur rreth tetë muaj më parë. Ende nuk janë përcaktuar saktësisht shkaqet e vdekjes, si dhe mënyra se si trupi ishte ruajtur dhe transportuar.

Hetimet po përqendrohen edhe te një informacion tjetër shqetësues. Vajza 15-vjeçare që ndodhej në apartament dyshohet se është shtatzënë, ndërsa shtetasi afgan i pranishëm në banesë dyshohet se është babai i fëmijës.

Autoritetet greke kanë nisur hetim paraprak për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Për rastin është informuar edhe prokuroria.


Shtuar 30.08.2026 21:10

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabet