Aksi rrugor Balldren-Milot është përfshirë nga një trafik i rënduar. E diela e fundit e gushtit po sjell mbingarkesë në segmentet rrugore të qarkut të Lezhës.
Fluksi i lartë i pushuesve po largohet nga bregdeti duke krijuar radhë kilometrike dhe paralizimin e qarkullimit rrugor.
Të lidhura
None found
Lëvizja e automjeteve po zhvillohet me ritme të ngadalta duke krijuar vështirësi në rrugën që lidh plazhin e Shëngjinit me qytetin e Lezhës.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren për të lehtësuar lëvizjen dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve.
Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregojnë durim dhe të respektojnë distancën e sigurisë.
