Vedat Muriqit iu deshën vetëm 3 minuta për të hapur rezultatin në përballjen Samsunspor – Fenerbahce, e vlefshme për javën e 3-të të Superligës së Turqisë.
Sulmuesi shqiptar i Kosovës mori një krosim të saktë nga krahu, zotëroi bukur topin dhe, me qetësi të plotë, e dërgoi atë në cepin e portës përmes këmbëve të kundërshtarit, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e portierit rival.
Të lidhura
None found
Forma e Vedat Muriqit me Fenerbahcen është fantastike, pasi në 3 ndeshjet e fundit ka regjistruar 3 gola dhe 1 asist.
