Harry Bajraktari: Bekim Sejdiu është zgjedhje e mençur për President të Kosovës, thirrje partive politike

Harry Bajraktari, veprimtar i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar emrat që po përmenden për postin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës. Ai ka shprehur mbështetjen për ambasadorin dhe profesorin Bekim Sejdiu, duke e konsideruar atë një prej kandidaturave më të përshtatshme për këtë detyrë.

Të lidhura

None found

🇽🇰

🇽🇰

🇽🇰

🇽🇰

Sipas Bajraktarit, përvoja e Sejdiut në institucionet shtetërore të Kosovës, diplomaci dhe akademi e bën atë një figurë të përshtatshme për kreun e shtetit. Ai ka theksuar se Kosovës i nevojitet një president profesional, bashkues dhe i paangazhuar politikisht, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë i Harry Bajraktarit në Facebook:

Bekim Sejdiu, një kandidat ideal për President të Kosovës

Ditët e fundit janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm për Presidentin e ri të Republikës së Kosovës. Në mesin e tyre është edhe ambasadori dhe profesori Bekim Sejdiu.

Bekim Sejdiu përbën një zgjedhje të mençur për Kosovën, pasi nuk shoqërohet me barrë politike apo me ngarkesa partiake. Ai ka një përvojë të gjerë profesionale, shtetërore, juridike, akademike dhe diplomatike. Gjatë karrierës së tij ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Turqi, konsull i përgjithshëm në New York, si dhe profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

🇺🇸

🇺🇸

Kosovës i duhet pikërisht një person i tillë: i matur, i përgatitur, që njeh ligjin, e kupton funksionimin e shtetit dhe di të komunikojë me botën. Vendi ka nevojë për një President që i shërben qytetarëve, mbron Kushtetutën, dinjitetin dhe interesin e Kosovës.

🇦🇱

Ambasadori Sejdiu e njeh sakrificën që ka bërë populli i Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai e di rrugën nëpër të cilën ka kaluar vendi për të arritur deri në këtë pikë. Në të njëjtën kohë, ai ka njohuri për arenën ndërkombëtare, diplomacinë, marrëdhëniet me aleatët dhe rëndësinë e lidhjeve të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përvoja e tij në Turqi, një shtet i rëndësishëm i NATO-s, dhe në New York, ku ka ndërtuar marrëdhënie të forta me zyrtarë të lartë amerikanë dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan, përbën një vlerë të rëndësishme për Kosovën.

Republikës së Kosovës i nevojitet një President i aftë të përballet me krizat, të ruajë qetësinë dhe të bashkojë shoqërinë, duke e çuar vendin përpara. U bëj thirrje të gjitha partive politike në Kosovë, si atyre në pozitë, ashtu edhe atyre në opozitë, që të veprojnë menjëherë dhe pa vonesa. Kosova ka nevojë për një figurë serioze dhe të respektuar si Bekim Sejdiu, e cila mund t’i bashkojë liderët politikë, institucionet, qytetarët dhe aleatët rreth një objektivi të përbashkët: forcimit të shtetit të Kosovës.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar.


Shtuar 30.08.2026 20:49

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabet