Nelson Hysa, regjistroi një tjetër fitore bindëse teksa mposhti të shtunën në mbrëmje, Thomas Narmon në përballjen mes dy peshave të rënda, të pamposhtura dhe pa humbje në karrierë.
Veterani 41-vjeçar shqiptar iu deshën vetëm dy raunde për të hedhur në tapet kundërshtarin norvegjez, në ndeshjen e zhvilluar në O2 Arena të Londrës.
Të lidhura
None found
Një goditje e fortë me të djathtën, e la Narmon të shtrirë në tapet vetëm 36 sekonda pas nisjes së raundit.
Narmo arriti të ngrihej sërish në këmbë, por ishte dukshëm i paqëndrueshëm. Për këtë arsye, arbitri ndërhyri dhe, me të drejtë, vendosi ta ndërpresë menjëherë përballjen.
Mjekët u futën menjëherë në ring dhe i dhanë oksigjen Narmos, i cili fatmirësisht u largua nga ringu duke ecur me këmbët e tij.
Pas shpalljes së rezultatit, Hysa u drejtua drejt vendeve pranë ringut, ku u përfshi në një përplasje të tensionuar me boksierin gjerman Agit Kabayel.
Me këtë sukses, Nelson Hysa, e çon rekordin e tij në 25 fitore dhe asnjë humbje (25-0) dhe tashmë kërkon një mundësi për të luftuar për titull.
#MosesHrgovic Nelson Hysa KO #boxing pic.twitter.com/8YYPz2vWcI
— Az sports fan (@SportsFanInAz) August 29, 2026
