Reshje shiu apo i nxehtë tropikal? Ky është parashikimi për dy ditët e fundit të javës

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se kjo fundjavë do të ketë mot të kthjellët me kalime të pakta vranësirash.

Era ditën e shtunë do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.

Ndërsa të dielën do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut mesatare në mesditë e pasdite. Kurse valëziimi në det do të jetë i forcës 3 ballë.


Shtuar 6.08.2021 14:39