Malisheva triumfoi 0-3 ndaj Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në përballjen e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Ekipi i drejtuar nga Thomas Brdaric e mori kontrollin e ndeshjes që në fillim dhe kaloi në epërsi në minutën e 11-të, kur shënoi Kreshnik Uka. Malisheva vijoi të sulmonte dhe në minutën e 24-t e thelloi avantazhin përmes Liridon Xhylanit.
Feronikeli nuk arriti të ndërtonte aksione të rrezikshme dhe hasi vështirësi për të gjetur hapësira përballë mbrojtjes së organizuar të mysafirëve. Malisheva, ndërkohë, u tregua më e disiplinuar dhe konkrete në rastet që krijoi.
Edhe pas pushimit, skuadra mysafire vazhdoi të ishte më efikase. Uka realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 56-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 0-3.
Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Feronikelin në tri xhirot e para, ndërsa Malisheva shënoi fitoren e dytë të sezonit.
