Panik në festimet në Spanjë, fishekzjarrët shpërthejnë mes turmës dhe plagosin të paktën 50 persona

Festimet në Noáin, në veri të Spanjës, u përfshinë nga paniku pasi disa fishekzjarrë shpërthyen në drejtim të turmës, duke lënë të plagosur të paktën 50 persona. Autoritetet njoftuan se tre prej tyre u shtruan në spital me djegie.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua në mesditë në qytetin që ndodhet në rajonin e Navarrës, pranë Pamplonës. Në atë moment po zhvillohej ceremonia që shënonte hapjen e festimeve për Shën Michaelin, shenjtin mbrojtës të qytetit.

Dyshohet se shkëndijat e fishekzjarrit të parë aktivizuan fishekzjarrë të tjerë, të cilët më pas shpërthyen nga ana e njerëzve të grumbulluar në shesh, sipas autoriteteve.

Departamenti i Shëndetësisë i qeverisë rajonale bëri të ditur se tre burra, përkatësisht 41, 53 dhe 54 vjeç, u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor për djegiet.

Ndihmë të parë në qendrën shëndetësore lokale morën edhe 47 persona të tjerë, të cilët kishin kryesisht dhimbje në veshë dhe djegie të lehta.

Në pamjet e publikuara nga televizioni spanjoll shfaqen pjesëmarrësit duke vrapuar për t’u larguar nga sheshi i bashkisë, ndërsa fishekzjarrët shpërthenin mes tyre. Sipas traditës, të pranishmit ishin veshur me të bardha dhe mbanin shami të kuqe.


Shtuar 26.08.2026 17:52

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis