Mislav Karoglan është larguar nga drejtimi i Ballkanit. Trajneri 44-vjeçar dhe klubi i Superligës së Kosovës i kanë dhënë fund bashkëpunimit pas 10 muajsh.
Lajmi është bërë publik nga vetë klubi nga Theranda, i cili sqaroi se tekniku me origjinë nga Spliti i Kroacisë nuk do të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës për arsye personale.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e tij, FC Ballkani e falënderoi Karoglanin për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se ishte kënaqësi ta kishte pjesë të familjes së klubit dhe se i mbetet mirënjohës për kontributin e dhënë.
Klubi gjithashtu i uroi ish-trajnerit shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të jetës dhe karrierës, si dhe fat në rrugëtimin e tij të ardhshëm.
