Tragjedi në Pakistan, humbin jetën 14 të porsalindur: Dëshmitarët thonë se dyert e maternitetit ishin të mbyllura

Një zjarr i fuqishëm në një maternitet në Islamabad të Pakistanit u ka marrë jetën 14 foshnjave të porsalindura.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur flakët përfshinë një njësi materniteti në Pakistan Institute of Medical Sciences (PIMS), një nga spitalet kryesore shtetërore të kryeqytetit.

Në repart ndodheshin 15 foshnja, por vetëm njëra prej tyre mundi të shpëtonte. Familjarët dëshmuan se ndërhyrja për nxjerrjen e të porsalindurve u vonua dhe se disa prej tyre mbetën të bllokuar brenda.

Sipas pretendimeve të dëshmitarëve, dyert ishin të mbyllura dhe u desh të thyheshin. BBC shkruan se ekipet e shpëtimit përdorën edhe dritaret për të hyrë në godinë.

Dyshimet paraprake janë se zjarri nisi nga një njësi kondicioneri në katin e tretë të repartit të nënave dhe fëmijëve.

Familjarët kanë ngritur shqetësime serioze për masat kundër zjarrit. Ata pretendojnë se godina nuk kishte dalje të përshtatshme emergjence dhe se një pjesë e personelit mungonte nga reparti në çastin e ngjarjes.

Një prej baballarëve që humbi foshnjën tha se, gjatë tetë ditëve kur kishte vizituar repartin, kishte vërejtur se ndërtesa nuk kishte “siguri nga zjarri dhe dalje të përshtatshme”.

Megjithatë, drejtori ekzekutiv i spitalit, Rana Imran Sikander, hodhi poshtë pretendimin se dera e repartit kishte qenë e kyçur. Ai sqaroi se hyrja ruhej nga personeli për të parandaluar vjedhjen e foshnjave.


Shtuar 26.08.2026 17:52

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis