Incidentet e shkaktuara nga mbështetësit e Crvena Zvezdës në ndeshjen e “play-off”-it të Ligës së Europës, të zhvilluar më 20 gusht, kanë sjellë masa disiplinore nga UEFA.
Të lidhura
None found
Për thirrjet kundër shqiptarëve dhe Kosovës që u dëgjuan në stadium, klubi serb është ndëshkuar me një gjobë prej 50 mijë eurosh. Së bashku me penalitetet për shkeljet e tjera të rregullores disiplinore, shuma totale që Crvena Zvezda duhet të paguajë është 99.500 euro.
UEFA ka përcaktuar gjithashtu një periudhë prove dyvjeçare për klubin serb. Nëse incidente të tilla përsëriten, Crvena Zvezda mund të përballet me mbylljen e pjesshme të stadiumit gjatë ndeshjeve evropiane.
VENDIMET:
FK Crvena zvezda gjobitet me 20 000 euro për shkak të bllokimit të kalimeve të tifozëve.
Për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një aktivitet sportiv, FK Crvena zvezda ndëshkohet me 50 000 euro.
Ndezja e mjeteve piroteknike i kushton FK Crvena zvezda-s një gjobë prej 9 500 eurosh.
Për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve, FK Crvena zvezda gjobitet me 20 000 euro dhe urdhërohet të mbyllë pjesërisht stadiumin, konkretisht sektorin 3 të tribunës së Veriut, në ndeshjen e ardhshme të një kompeticioni të UEFA-s ku do të luajë si skuadër pritëse. Zbatimi i masës për mbylljen e pjesshme pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, e cila nis nga data e këtij vendimi.
