Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për “spiunazh” dhe “shantazh”.
Të lidhura
None found
Ai ka ngritur pikëpyetje mbi mundësinë që Sheholli të mos ketë vepruar i vetëm, duke kërkuar të dihet se cilët persona të tjerë mund të jenë pjesë e kësaj skeme.
“Sa të tjerë kanë bashkëpunuar me Shehollin, sa prej tyre kanë përcjellë narrativa të deleguara nga ‘burimi’ Sheholli-Dimiq”, ka shkruar Kërçeli.
Pas publikimit të aktakuzës, janë bërë publike pretendime për një skemë të lidhur me BIA-n serbe, e cila dyshohet se ka synuar të ndikojë në zhvillimet politike dhe të dëmtojë figura politike në Kosovë. Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ka vepruar nën udhëzimet e një zyrtari të BIA-s.
Kërçeli ka thënë se për Shehollin dihet se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit serb. Sipas tij, shumë figura publike e kanë takuar, kanë fotografi me të dhe ai ka qenë i pranishëm në ambiente të ndryshme.
Ai ka përmendur gjithashtu persona që, edhe gjatë kohës së luftës, kanë lehtësuar takime pikërisht me drejtuesin e sigurimit të shtetit serb.
Sipas Kërçelit, çështja kryesore është të zbulohet se sa persona të tjerë kanë bashkëpunuar me Shehollin dhe sa prej tyre kanë përcjellë narrativa të deleguara nga “burimi” Sheholli-Dimiq.
“Si ka funksionuar ky bashkëpunim?”
Pyetjet që kërkojnë përgjigje lidhen me vendin ku janë publikuar këto të dhëna, financuesit e tyre dhe personat që mund të jenë paguar përveç Shehollit. Kërçeli kërkon gjithashtu të sqarohet nëse ka edhe të tjerë të përfshirë.
