Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, Mustafa paralajmëron për veprimtarinë e “spiunëve serbë, grekë e rusë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar së fundmi aktakuzë kundër Fatmir Shehollit për dy vepra penale, “spiunazh” dhe “shantazh”. Sipas akuzës, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), ndërsa në një rast tjetër pretendohet se ka shantazhuar një person për më shumë se 13 mijë euro.

Të lidhura

None found

Duke komentuar këtë zhvillim, opinionisti Xhevat Mustafa shprehu shqetësimin se shërbime të huaja të inteligjencës mund të kenë rekrutuar shqiptarë. Në reagimin e tij, ai solli në vëmendje edhe një thënie që i atribuohet Hitlerit për spiunët në Shqipëri, duke vlerësuar se, pavarësisht nëse deklarata është autentike apo jo, historia ka regjistruar ndërhyrje dhe rekrutime të kësaj natyre.

Mustafa tha se nuk mund të pohohet me siguri të plotë vërtetësia e thënies së atribuar Hitlerit gjatë L2B-së, sipas së cilës, ndërsa në vendet e tjera spiunët duhej të bliheshin shtrenjtë, në Shqipëri ata ishin ofruar vetë dhe pa pagesë. Megjithatë, sipas tij, ngjarjet e ndodhura për dekada para dhe pas kësaj deklarate, qoftë ajo e sajuar apo e vërtetë, tregojnë se përmbajtja e saj nuk është krejtësisht e pabazë ose produkt i fantazisë. Ai shtoi se Hitleri, siç është thënë dhe shkruar, të paktën përmes fjalëve dhe shumicës së veprimeve, nuk është dëshmuar si dashakeq, përçmues histerik apo racist ndaj kombit shqiptar.

Sipas opinionistit, rekrutimi me pagesë ose falas i spiunëve në “BOTËN SHQIPTARE” nuk përbën një fenomen të rastësishëm, një traditë të shkëputur apo një histori që i përket vetëm së kaluarës së largët.

Ai deklaroi se gjatë më shumë se 114 viteve të ekzistencës së shtetit shqiptar, veçanërisht në 35 vjetët e fundit dhe sidomos gjatë viteve më të afërta, kjo dukuri ka njohur zhvillim të vrullshëm, të krahasueshëm me korrupsionin, kanabizimin, kullëzimin, kurvërinë politike dhe atë ordinere.

Në këtë kontekst, Mustafa përmendi OZN-UDB-BIA-n dhe agjenci të tjera të Shërbimit Sekret Serb, si dhe shërbimin grek EYP. Sipas tij, këto struktura ndihen dhe veprojnë si në shtëpinë e tyre në Kosovë, MV, Malin e Zi dhe Shqipëri, pasi jo pak politikanë, pushtetarë, zyrtarë dhe shtetas të zakonshëm shqiptarë shiten e blihen lehtë dhe me çmim të ulët.

Si rastet më të fundit në Kosovë, ai renditi Fehim Salin dhe Fatmir Shehollin. Për Salin, Mustafa përmendi njohjet dhe fotografitë e tij edhe me Ivica Daçiçin, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

Në përfundim të reagimit, opinionisti kërkoi shtim të vigjilencës ndaj veprimtarisë së mundshme të inteligjencës së huaj në hapësirat shqiptare. Ai paralajmëroi se institucionet duhet të tregojnë kujdes më të madh përballë çdo tentative për spiunazh ose ndikim nga jashtë.

Duke iu referuar Shqipërisë, Mustafa tha se ndoshta SHISH-i, i drejtuar nga Vjosa Hyseni, gjatë këtyre javëve me vapë të madhe dhe pushime verore, ende nuk ka kapur në grep apo në rrjetë ndonjë “peshk të madh spiunazhi”. Ai shprehu shpresën që të mos jetë e largët dita kur spiunëve të vendeve fqinje ose më të largëta t’u dëshmohet se në Shqipëri do të bien në çarqe jo si lepuj, por si “minj”.

Mustafa rikujtoi gjithashtu një shprehje dhe “këmbanë alarmi” figurative të Hajro Limajt, mikut dhe kolegut të tij publicist, njëherësh autor i disa librave studimorë. Sipas tij, kjo thënie është përsëritur nga të dy në disa shkrime të botuara dhe paralajmëron se “spiunë serbë, grekë, rusë… hedhin valle përreth monumentit të Skënderbeut mbi kalë!”.

Ai sqaroi se kjo nënkupton praninë e tyre edhe në Tiranë e Krujë, në Prishtinë dhe vende të tjera, nga Ksamili deri në Mitrovicë.


Shtuar 26.08.2026 12:30

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis