Opinionistja Nexhmije Gjema ka reaguar me tone të ashpra ndaj përpjekjeve për të zbehur përgjegjësinë e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës.
Të lidhura
None found
Në një postim publik, ajo ka kritikuar disa analistë dhe politikanë të opozitës, të cilët, sipas saj, po përpiqen të gjejnë justifikime për krimet e luftës.
“Përderisa na hala po gjejmë varreza masive, Serbia s’munët me e varrosë të vërtetën. E as ju”, ka shkruar Gjema.
Postimi i plotë:
𝐊𝐣𝐨 𝐯𝐢𝐝𝐞𝐨 𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐩𝐥𝐚𝐤𝐞̈ 𝐟𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐞𝐜𝐢𝐥𝐢𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐢 𝐫𝐞𝐥𝐚𝐭𝐢𝐯𝐢𝐳𝐮, 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐮 𝐚𝐩𝐨 𝐚𝐦𝐧𝐢𝐬𝐭𝐮 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐒𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈.
Qitë video ua kisha lshu me zor nja 1mil herë do “analistave” e politikanëve tonë t’opozitës, qi e kanë marrë përsipër me ia la Sërbisë gjynahet-krimet e luftës.
Sa ironike:
atje, n’Sërbi, k’ta njerëz po flasin e po trishtohen pse kanë PA, kanë DITË e kanë HESHTË për krimet që i kanë bo policia, ushtria e paramilitarët sërbë, pra shteti i tyne…
…e këtu, n’Kosovë, hala i ki do të paskrupullt që dalin e na shpjegojnë se Sërbia s’paska pasë edhe qaq faj, se “duhet me e pa kontekstin”, se “edhe…nashta s’kanë pas faj” …e qisi idiotsi tuj gjetë nji arsyetim për secilin krim.
More, more t’mjer.
😡
Përderisa na hala po gjejmë varreza masive, Sërbia s’munët me e varrosë t’vërtetën. E as ju.
P.S. Emisioni i Milomir Mariçit me mysafirë: Nenad Marianko, Nenedomir Jovanoviç dhe Urosh Shuvakoviç, i cili osht nji nga pasuesit ma ekstremë të Milosheviçit, zëvendësshef i Analizës së Sigurimit të Shtetit (DB), në kohën e terrorit të hapun, vrasjeve politike, agresionit, luftërave dhe krimeve.
