SHBA ofron shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi pesë komandantë iranianë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përsëritur kërkesën për të dhëna mbi pesë zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, duke njoftuar një shpërblim që mund të arrijë deri në 10 milionë dollarë.

Të lidhura

None found

Përmes programit “Rewards for Justice”, autoritetet amerikane kërkojnë informacion për Ahmed Vahidi, Ali Abdullahi, Saeed Aghajani, Hamidreza Lasgarian dhe Majid Khademi.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara pretendon se këta pesë persona dyshohet se përfshihen në planifikimin, organizimin dhe realizimin e akteve terroriste në vende të ndryshme të botës.

Ahmed Vahidi shërben si komandant i Gardës Revolucionare, ndërsa Ali Abdullahi është në krye të Shtabit Qendror Khatemolanbia. Saeed Aghajani drejton njësitë e mjeteve ajrore pa pilot të Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare.

Mes personave të kërkuar janë edhe Hamidreza Lasgarian, përgjegjës për Drejtorinë e Hapësirës Kibernetike dhe Luftës Elektronike, si dhe Majid Khademi, komandant i Shërbimit të Inteligjencës.

Departamenti Amerikan i Shtetit u kërkon të gjithë atyre që kanë të dhëna për këta individë t’ua përcjellin ato autoriteteve të Shteteve të Bashkuara.

Sipas kushteve të programit amerikan, informatorët që japin të dhëna të vlefshme mund të përfitojnë zhvendosje dhe kompensim financiar.


Shtuar 25.08.2026 10:04

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet