Manchester United cakton shumën për Zirkzeen, Interi dhe Juventusi pas sulmuesit

Joshua Zirkzee mund ta mbyllë aventurën te Manchester United në ditët e fundit të merkatos së verës, pasi sulmuesi holandez nuk po merr minutat dhe hapësirën që dëshiron në formacionin e “Djajve të Kuq”.

Të lidhura

None found

25-vjeçari u transferua në “Old Trafford” me pritshmëri të mëdha, por deri tani nuk ka mundur të fitojë një rol të rëndësishëm në skuadër. Për këtë arsye, një largim i mundshëm para përfundimit të afatit po shqyrtohet si nga lojtari, ashtu edhe nga klubi.

Sipas The Sun, Manchester United ka përcaktuar çmimin e Zirkzees në 47 milionë euro. Kjo është shuma që duhet të paguajnë klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij.

Interi dhe Juventusi interesohen për Zirkzeen

Emri i sulmuesit holandez figuron në listat e disa skuadrave, sidomos në Itali. Interi e konsideron një mundësi për përforcimin e repartit ofensiv, ndërsa Juventusi vazhdon ta ketë lojtarin mes objektivave të tij.

Klubi torinez është i vetëdijshëm se transferimi i Zirkzees do të kërkonte një shpenzim të madh, pasi Manchester United nuk pritet të pranojë ofertë më të ulët se 47 milionë euro.

Interesimi për 25-vjeçarin nuk kufizohet vetëm te dy klubet italiane. Edhe Napoli dhe Aston Villa janë shfaqur si skuadra të gatshme për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij.

Me disa alternativa në dispozicion, Zirkzee duhet të presë për të mësuar destinacionin e ardhshëm. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ndonjëra prej skuadrave të interesuara do të pranojë të paguajë shumën e kërkuar nga Manchester United.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet