Anis Mehmeti, mund të largohet nga Ipsuiç pasi në javën e parë të Premier Ligë nuk u përfshi në skuadër. Fillimisht dolën tre klube të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa së fundmi është shtuar edhe një tjetër nga Championship.
Bëhet fjalë për Milluoll. Pretendentët për zonën “play off” i shtohen listës ku ndodhen edhe Reksam, Birmingem dhe Derbi Kaunti.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se 25-vjeçari i Kombëtares shqiptare ishte një nga yjet e Championship në edicionin e kaluar. Ndaj edhe rikthimi i tij në kategorinë e dytë të futbollit anglez do të ishte luks.
Ipsuiç ndërkohë nuk do të nxitohet. Kontrata e Mehmetit vlen deri në vitin 2029, ndërsa me 3 milionë euro afrohej si okazion. Kjo javë mund të jetë vendimtare për fatin e fantazistit që luan edhe në sulm.
