Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani ka ndërmarrë një përpjekje për të vrarë një prej djemve të tij, por nuk ka dhënë të dhëna të tjera lidhur me incidentin apo mënyrën se si dyshohet se është realizuar tentativa.
Të lidhura
None found
“Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq ta vriste atë”, deklaroi Netanyahu, duke nënvizuar nevojën për rritjen e masave të sigurisë.
Sipas tij, në mungesë të mbrojtjes së domosdoshme, personat e dyshuar mund ta kishin vrarë djalin e tij. Ai bëri gjithashtu apel për qetësi dhe përmbajtje, në një kohë të ndjeshme për zhvillimet politike dhe zgjedhore.
Netanyahu tregoi se kishte komunikuar me kreun e Shin Bet, David Zini, të cilit i kishte kërkuar të garantonte sigurinë e duhur për të gjithë kandidatët për kryeministër.
Autoritetet nuk kanë dhënë deri tani të dhëna të tjera rreth tentativës së dyshuar ndaj djalit të kryeministrit izraelit.
