Jetlira Foniqi, 25 vjeç, do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi, me fillim nga ora 18:00.
Të lidhura
None found
Familjarët e të ndjerës kanë bërë publik njoftimin lidhur me ceremoninë e varrimit.
E reja ishte në javën e 34-të të shtatzënisë. Sipas Prokurorisë, për vrasjen e saj dyshohet bashkëshorti i saj, 26-vjeçari Egzon Bytyqi.
Policia ka raportuar se çifti është gjetur i plagosur në dhomën e gjumit në Malishevë.
Edhe i dyshuari ka pësuar plagë, ndërsa QKUK ka njoftuar se ai ndodhet në gjendje të rëndë.
