Zubin Potok: Gjenden mbetje mortore të dyshuara për të paktën 23 persona, Kurti i lidh me “grupin e intelektualëve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka paraqitur raportin për gërmimet e kryera në tri pika të komunës së Zubin Potokut. Në këto lokacione janë zbuluar mbetje mortore, për të cilat dyshohet se mund t’u përkasin të paktën 23 personave.

Të lidhura

None found

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se në vendin e parë të gërmimeve, në një varr masiv në Kalludër, janë gjetur dhe nxjerrë mbetjet mortore të 13 personave.

Në Jabukë, që përbënte lokacionin e dytë, janë gjetur mbetje që dyshohet se janë të së paku katër personave. Ndërkohë, në pikën e tretë në Kalludër janë zbuluar dhe zhvarrosur mbetje mortore të së paku gjashtë personave.

Sipas Kurtit, procesi tani ka hyrë në etapën e identifikimit. Mostrat e marra nga mbetjet që dyshohet se i përkasin katër personave në Jabukë janë dërguar për analizë të ADN-së, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore po vazhdon ekzaminimet paraprake për mbetjet e tjera.

Ai theksoi se shifra prej 23 personash përputhet me atë që njihet si “grupi i intelektualëve”.

Kurti deklaroi se më 19 prill të vitit 1999, këta persona u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat armike të Serbisë, të cilat, sipas tij, synuan të fshehin dhe zhdukin gjurmët e këtij krimi gjenocidal. Ai sqaroi se identifikimi i plotë mund të zgjasë disa muaj dhe vetëm pas përfundimit të tij do të mund të konfirmohet saktësisht identiteti i tyre, në mënyrë që familjet t’u japin lamtumirën dinjitoze dhe secili të ketë një varr me emër e mbiemër.

Kryeministri në detyrë tha se pritja e gjatë dhe ankthi i familjarëve të personave të zhdukur me dhunë janë jashtëzakonisht të dhimbshme.

Sipas tij, qindra familje presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre, por kërkojnë edhe drejtësi. Kurti tha se Serbia ua ka mohuar dhe po ua mohon të dyja, duke fshehur e mospranuar krimet, duke refuzuar hapjen e arkivave dhe duke i klasifikuar ato, me synimin për të shtrembëruar të vërtetën dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Në punën për këto lokacione janë angazhuar institucionet e Kosovës, përfshirë Policinë e Kosovës, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si edhe ekipet mjekoligjore të EULEX-it. Kurti i falënderoi për kontributin e dhënë.

Ai u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë të rrisin trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, si dhe për hapjen e arkivave shtetërore që mund të ndihmojnë në sqarimin e fatit të personave të zhdukur.

Kurti tha se Serbia arreston dhe përndjek edhe ata pak serbë që kanë guxuar të dëshmojnë pranë institucioneve ndërkombëtare. Për këtë arsye, sipas tij, trysnia ndërkombëtare ndaj fqinjit verior duhet të shtohet, veçanërisht për zbatimin e Deklaratës së 2 majit 2023 dhe vënien në dispozicion të arkivave shtetërore.

Ai përsëriti kërkesën për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, e cila, sipas tij, ka kryer masakra veçanërisht në Drenicë, por edhe në mbarë Kosovën. Dosja e saj, tha Kurti, është klasifikuar para 12 vjetësh për 30 vjet dhe do të mbetet e mbyllur edhe 18 vjet të tjera.

Sipas Kurtit, familjet që kanë pritur prej 27 dhe 28 vjetësh nuk mund të detyrohen të vazhdojnë pritjen, ankthin dhe dhimbjen edhe për 18 vjet. Ai vlerësoi se angazhimi dhe trysnia ndërkombëtare janë jetike për këtë proces.

Dosjet e ruajtura dhe të klasifikuara të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, sipas tij, duhet të hapen nga shteti i Serbisë sivjet, në vitin 2026, dhe jo në vitin 2044.

Javën e kaluar, autoritetet prezantuan edhe një sasi të madhe armatimi të zbuluar pranë vendeve ku u zhvilluan gërmimet. Kurti bëri të ditur se armët janë dërguar për ekzaminim dhe analiza, për të verifikuar nëse mund të lidhen me krimet dhe masakrat e kryera në këto zona.

Në fund, Kurti falënderoi Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Policinë e Kosovës, AKI-në, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ekipet e EULEX-it për kontributin e tyre në hetimin dhe hulumtimin e këtyre lokacioneve.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş