Në një postim në platformën “X”, profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar sërish lidhur me lëvizjet protestuese në Shqipëri, duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.
Hanke u shpreh se i ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove” po merr gjithnjë e më shumë hov, duke nëvizuar se ka ardhur koha që kreu i qeverisë të bëjë gati valixhet.
Të lidhura
None found
Ekonomisti amerikan, i cili i ka komentuar edhe më parë protestat që vijojnë prej tre muajsh në Tiranë, e lidh këtë reagim qytetar me pakënaqësinë ndaj pushtetit dhe kundërshtimin e projekteve të caktuara zhvillimore.
Në mbështetje të qëndrimit të tij, Hanke publikoi edhe një shkrim të rrjetit “Al Jazeera” mbi mbërritjen e tri anijeve të “Flotiljes Globale Sumud” në bregdetin e Vlorës.
Anijet iu bashkuan kësaj lëvizjeje në shenjë kundërshtimi ndaj projektit për ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me biznesmenin Jared Kushner.
Sipas organizatorëve, iniciativa ngre shqetësime të mëdha për shpronësimin e tokave dhe mbrojtjen e mjedisit, duke u kthyer në një nga pikat kyçe të rezistencës qytetare.

