Përleshja zgjati vetëm 6 minuta, kamerat zbulojnë dinamikën e vrasjes së turistit portugez te “Principotes”

Vetëm gjashtë minuta kanë mjaftuar që përleshja e ndodhur pak ditë më parë në Ksamil të përfundonte me vdekjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë dokumentuar lëvizjet dhe përplasjen nga ora 05:14 deri në 05:20:28. Në fund të kësaj periudhe, Sokrat Vata largohet drejt lokalit “Principotes”, i shoqëruar nga kamerieri i biznesit.

Të lidhura

None found

Sipas pamjeve të kamerave, në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026, nga ambientet e lokalit “Principodes” dalin disa persona dhe ndalojnë pranë hyrjes së hapësirës së jashtme të subjektit “Paradise”. Mes tyre identifikohen Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i cili kishte veshur një bluzë të bardhë me shkrim të zi në pjesën e pasme.

Rreth një minutë më vonë, në orën 05:15:22, nga krahu jugor i parkimit të “Principotes” afrohen Davit Heuertvent dhe Sokrat Lipan (Vata), ky i fundit i veshur me këmishë të bardhë. Ata shkojnë në drejtim të grupit ku ndodheshin shtetasit e huaj.

Në orën 05:16:39, Sokrat Lipan (Vata) shihet duke u shtyrë me një person të veshur me bluzë të bardhë. Pas përplasjes, ai largohet drejt shezlloneve.

Shtatë sekonda më pas, në orën 05:16:47, Sokrat Lipan ndjek nga pas një prej personave të veshur me të bardha, duke u drejtuar së bashku drejt parkimit.

Në orën 05:16:54, Sokrat Lipan (Vata) kthehet me vrap drejt Ibrahim Lemoie. Ky i fundit përplaset me shezllonet dhe bie në tokë, ndërsa Sokrati e godet.

Në orën 05:17:14 ndërhyn Luis Mendes, i cili e shtyn me trup Sokrat Lipanin dhe e rrëzon. Pasi ngrihet, Sokrat Lipan (Vata) i afrohet Luis Mendes dhe nis ta godasë.

Në orën 05:17:20, Davit Heuertventi, i veshur me pantallona të shkurtra dhe një këmishë me ngjyrë të errët, së bashku me Sokrat Lipan (Vata), godasin Luis Mendes. Në atë moment afrohet edhe Sudae Akhmat, i cili përpiqet të ndihmojë shokun e tij Luis Mendes dhe godet Sokrat Lipanin.

Gjatë intervalit 05:17:35-05:17:46, Serxhi Selimi godet me grushte shtetasin francez Ibrahim Lemoie. Ndërkohë, për t’u shpëtuar goditjeve të Sokrat Lipanit dhe David Heurtevent, Luis Mendes largohet me nxitim dhe futet në det.

Në orën 05:17:53, Luis Mendes del në pjesën jugore të plazhit, pranë vendit ku ndodheshin kamerierët. Aty ai goditet me grushte nga Serxhi Ademi dhe shtyhet drejt detit.

Vetëm 11 sekonda më vonë, në orën 05:18:04, Luis Mendes del nga uji dhe ecën drejt shezlloneve të plazhit “Paradise”. Në pamje dallohet se bluza e tij e bardhë është e përgjakur.

Në orën 05:18:24, David Heuertvent shihet duke u larguar drejt ambienteve të brendshme të “Principotes”. Në pjesën e përparme të rrobave ai duket i gjakosur dhe po fshihet.

Në orën 05:20:28, Sokrat Lipan alias Vata largohet me bluzën e bardhë të gjakosur. Pas tij ecën kamerieri Igli Cekani, i cili e shoqëron në drejtim të lokalit “Principotes”.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet Giriş