Ethet e Nilit Perëndimor shkaktojnë viktimën e pestë në vend, 21 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup

Numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor në vend ka shkuar në pesë, pasi një tjetër pacient ka ndërruar jetë, bëri të ditur drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana.

Të lidhura

None found

Viktima ishte një 73-vjeçar nga lagjja Novo Lisiçe e Shkupit, i cili kishte qëndruar i shtruar në klinikë për 22 ditë.

Kur u pranua, pacienti ndodhej në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me pasqyrë të rënduar klinike dhe disa sëmundje shoqëruese. Ai u trajtua në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe mori mbështetje respiratore, por trajtimi nuk arriti ta përmirësonte gjendjen e tij.

Ndërkohë, në Klinikën për Sëmundje Infektive po trajtohen 21 pacientë. Infeksioni me formën neuroinvazive të virusit të Etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar te 18 prej tyre, ndërsa tre raste të tjera konsiderohen të dyshuara.

Sipas Klinikës, pacientë të rinj paraqiten dhe pranohen pothuajse çdo ditë. Për këtë arsye, numri i të shtruarve lëviz rreth 20 deri në 21 persona, ndërsa katër pacientë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet Giriş