Ballkani dhe Vushtrria kanë bërë publike formacionet me të cilat do ta nisin përballjen e javës së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit, ku skuadra nga Theranda do të presë vushtrriasit. Përballja është programuar të nisë në orën 16:30.
Pas disfatës ndaj Prishtinës në derbin e javës së parë, Ballkani i drejtuar nga Mislav Karoglan kërkon suksesin e parë sezonal, në prani të tifozëve të tij.
Vushtrria, në krahun tjetër, e ka filluar kampionatin me një humbje të thellë nga Malisheva dhe synimi i ekipit të Besnik Kollarit është të sigurojë pikët e para.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet më të forta në dispozicion për startin e kësaj ndeshjeje.
Ballkani: Nika; Zekaj, Jashanica, Xhemajli, Letaj; Sabanadzovic, Kuc, Domgjoni; Ajazaj, Serebe, Giovanni;
Vushtrria: Brozi; Islami, Maxhuni, Miftari, Emini; Paloka, Bahtiri, Behrami; Hasani, Ademi, Statovci;
