Mbi 100 ish-diplomatë francezë e britanikë i kërkojnë Macronit dhe Burnhamit të ndalojnë “fshirjen” e Palestinës

Më shumë se 100 ish-diplomatë nga Franca dhe Britania i kanë bërë thirrje dy qeverive të ndërmarrin masa ndaj asaj që e konsiderojnë si përpjekje të Izraelit për “të fshirë” Palestinën.

Të lidhura

None found

Letra, e drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Andy Burnham, mban firmën e 52 ish-diplomatëve francezë dhe 50 ish-ambasadorëve britanikë. Në të, qeveria izraelite akuzohet për spastrim etnik të palestinezëve, ndërsa kërkohen hapa të menjëhershëm për ruajtjen e zgjidhjes me dy shtete.

Sipas diplomatëve, të cituar nga The Guardian, Palestina po “fshihet para syve të botës”. Ata propozojnë pezullimin e marrëveshjeve tregtare me Izraelin, ndalimin e furnizimit me armë dhe të bashkëpunimit ushtarak, si dhe ndërprerjen e tregtisë dhe investimeve në vendbanimet izraelite të ngritura në territoret palestineze.

Firmëtarët dënojnë sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023, por nënvizojnë se ato nuk mund të përdoren për të justifikuar shkatërrimin e Gazës dhe të popullsisë së saj. Ata e përshkruajnë gjendjen në enklavë, dhunën e kolonëve dhe shembjen e banesave palestineze në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor si një krizë të thellë humanitare dhe politike.

Ndër kërkesat e tyre është edhe lejimi pa kufizime i ndihmave humanitare në Gaza, përfshirë ato që dërgohen përmes agjencive të OKB-së. Gjithashtu, ata kërkojnë që gazetarët, diplomatët dhe parlamentarët të kenë qasje në këtë territor.

Ish-diplomatët theksojnë se Franca dhe Britania, pasi e njohën Palestinën si shtet në vitin 2025, kanë detyrimin të ndërmarrin veprime konkrete për ta bërë këtë njohje efektive dhe për të mbrojtur të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje. Në letër kërkohet gjithashtu reformimi i udhëheqjes palestineze, garantimi i një shteti demokratik dhe funksional, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve të ardhshme me synim rinovimin politik.


Shtuar 22.08.2026 13:40

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibombetnanoAnkara escortjojobetizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbettümbet giriş1xbet girişmarsbahiscasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomhuhubetholiganbetmarsbahis girişroyalbet girişroketbet girişromabet giriş