Vatra e zjarrit në fshatin Dukat vijon të jetë aktive edhe pasditen e kësaj të premteje, ndërsa kushtet e motit kanë ndikuar në përhapjen e flakëve drejt malit të Çikës.
Era dhe temperaturat e larta kanë zgjeruar sipërfaqen e prekur, duke vështirësuar përpjekjet për shuarjen dhe izolimin e zjarrit.
Të lidhura
None found
Operacioni po zhvillohet nga forcat zjarrfikëse si në terren, ashtu edhe nga ajri, ku janë angazhuar edhe dy avionë.
Tymi i dendur i krijuar nga zjarri në Dukat shihet edhe nga plazhi i Zvërnecit, ndërsa një pjesë e zonës përreth malit të Çikës është mbuluar nga reja e tij.
