Egnatia bëri një paraqitje dinjitoze përballë Lillestromit në Rrogozhinë, në takimin e vlefshëm për fazën Play-Off të Europa League, por skuadra e Nevil Dedes nuk arriti të merrte më shumë se barazimi 0-0.
Kampionët e Superiores këmbëngulën më tepër për të gjetur golin dhe regjistruan epërsi 4-2 në goditjet në kuadrat, megjithatë u mungoi saktësia e nevojshme për të mposhtur portën kundërshtare.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të përballjes, Egnatia reagoi përmes rrjeteve sociale me mesazhin: “Një ndeshje e luftuar deri në fund. Tashmë hedhim sytë nga java tjetër dhe sfida e radhës”. Ndeshja e kthimit, Lillestrom-Egnatia, do të zhvillohet më 27 gusht, në orën 19:00.
