Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar hetimin e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti.
Të lidhura
None found
Rizvanolli shprehu ngushëllimet e saj për familjen Ahmeti, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit, duke thënë se lajmin e kishte pritur me dhimbje të thellë.
Ajo bëri të ditur se, krahas hetimit nga organet kompetente, i ka kërkuar Bordit dhe menaxhmentit të KEK-ut të zhvillojnë urgjentisht një hetim administrativ për rastin.
Sipas saj, duhet të ketë llogaridhënie të plotë nëse hetimet vërtetojnë neglizhencë në vendin e punës ose shkelje të protokolleve për shëndetin dhe sigurinë.
Ministrja ka kërkuar gjithashtu nga KEK-u marrjen e masave emergjente për rivlerësimin e sigurisë së punëtorëve dhe garantimin e zbatimit rigoroz të tyre.
