Një lëkundje e fortë sizmike me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në jug të Perusë, bëri të ditur Instituti Gjeofizik Peruan.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave, epiqendra ndodhej 35 kilometra në veri të qytetit Coracoara, në departamentin Parinacochas, ndërsa fokusi i tërmetit ishte në një thellësi prej 108 kilometrash.
Ndërkohë, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) e vlerësuan magnitudën e lëkundjeve në 6.7 ballë.
Deri në këtë moment, nuk janë raportuar viktima.
