Egnatia dhe Lillestrom kanë nisur përballjen e parë të fazës play off të UEFA Europa League në stadiumin “Arena Egnatia”, me rezultatin 0-0. Takimi po drejtohet nga arbitri francez Willy Delajod.
Të lidhura
None found
Formacioni i Egnatias, që luan me skemën 3:5:2, përbëhet nga Dajsinani; Sota, Bitri, Aleksi, Smajli, Loukili, Medeiros, Albanese, Yago, Daniel dhe Gruda. Në krye të skuadrës është trajneri Nevil Dede.
Lillestrom zbret në fushë me rreshtimin 4:3:3: Dahlberg; Mogstod Ranger, Gabrielsen, Moen Foss, Ottesen, Ibrahimaj, Krygard, Nyheim, Paintsil, Gulbrandsen dhe Felix Va. Trajner i skuadrës është Hans Odegaard.
Në minutën e parë, topi u vu në lëvizje në “Arena Egnatia”, duke shënuar startin e ndeshjes së parë të play off-it mes Egnatias dhe Lillestromit.
