Bearti e pranoi me gojën e tij, zbulohen detaje nga ndarja e papritur me Tean

Ditën e sotme në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Tea dhe Bearti i kishin dhënë fund romancës së tyre. Arta të dy fshinë nga Instagrami çdo foto që kishin me njëri-tjetrin (përveç fotos së biznesit) dhe tashmë nuk ndiqen më bashkë në rrjete sociale.

Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar edhe vetë Bearti për “Express Rozë”.

Po, është e vërtetë”, ka thënë ai pa treguar asnjë detaj më tepër.

Ndërkohë “Prive” ka mësuar se çfarë ka ndodhur mes dyshes gjatë udhëtimit për në Stamboll. Tea dhe Bearti udhëtuan para disa ditësh në Turqi, ku supozohej se do të festonin ditëlindjen e Teas, por kjo nuk ndodhi për shkak të debateve mes tyre.

Burime për “Prive” kanë thënë se Tea dhe Bearti ishin shumë të lumtur gjatë kohës që kanë udhëtuar drejt Stambollit, por në kthim situata ishte ndryshe.

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”, kanë thënë burimet.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ditën e djeshme pas kthimit në Kosovë, Tea qëndroi në një hotel dhe jo në shtëpinë e Beartit. Gjithashtu “Prive” ka konfirmua se Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, para se ajo të nisej sot me një makinë private për në Tiranë.


Shtuar 24.03.2021 11:10

Tags: , ,