Afati për aplikimet në Provimin e Maturës Shtetërore është shtyrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në mënyrë që edhe nxënësit që plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në provim të mund të regjistrohen.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të MASh-it, aplikimi do të jetë i hapur deri të hënën, më 24.08.2026, në orën 11:00. Miratimi i aplikimeve do të kryhet po atë ditë, deri në orën 12:00.
Deri tani, në Provimin e Maturës Shtetërore janë regjistruar 4,650 nxënës.
Megjithatë, referuar rezultateve të afatit të qershorit, ministria llogarit se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit nuk e kanë përfunduar ende aplikimin.
MASh shpjegon se vendimi për zgjatjen e afatit synon t’u krijojë të gjithë kandidatëve potencialë mundësinë për t’u përfshirë në procedurën e aplikimit.
