Probleme me shëndetin, Helena Kadare kryen ndërhyrjen delikate në zemër

Këto ditë nuk kanë qenë të lehta për shkrimtaren Helena Kadare, pasi ka pasur prombleme me shëndetin.

Së fundmi ajo ka kryer një ndërhyrje në Spitalin Amerikan 3, ku ka kryer një koronarografi nëpërmjet dorës (arteria radiale).

Gjendja e saj shëndetësore është mirë dhe tashmë është larguar nga spitali.

Postimi i Spitalit Amerikan 3:

“Nder dhe privilegj për të gjithë stafin e Spitalit Amerikan 3 të ishte pranë zonjes Helena Kadare në një moment vështirësie shëndetësore.

Dr. Edjon Hajro, mjek kardiolog që ndoqi rastin na tregon se është kryer një koronarografi nëpërmjet dorës (arteria radiale) dhe se zonja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sot largohet nga Spitali.

I urojmë autores Helena Kadare rekuperim të shpejtë!

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!”./albeu.com