Paris Saint-Germain mbetet skuadra favorite për të triumfuar edhe këtë sezon në kampionatin francez, sipas parashikimit më të fundit të superkompjuterit të Opta-s.
Të lidhura
None found
“Parisienët” kryesojnë projeksionin me 67.45 për qind mundësi për ta mbyllur sezonin në vendin e parë. Lens, që e mposhti PSG-në në Superkupën e Francës, renditet menjëherë pas tyre, ndonëse shanset për titull i ka vetëm 9.76 për qind.
Sipas këtij parashikimi, Lille dhe Lyon do të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa Monaco dhe Marsielle pritet të kualifikohen në Ligën e Evropës.
Në fund të tabelës parashikohet të gjenden Le Mans dhe Angers, të cilat do të bien në Ligue 2.
Kjo është renditja e plotë sipas parashikimit të Opta-s.
