Është mbyllur protesta e 81-të e zhvilluar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit marshuan nëpër rrugët e Tiranës, duke brohoritur: “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Pushteti i tmerruar, shqiptarët e bashkuar”.
Të lidhura
None found
Protestat kanë vijuar pa ndërprerje për 81 ditë, ndërsa pjesëmarrësit deklaruan se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës.
Sipas tyre, dorëheqja e kryeministrit mbetet një kërkesë e panegociueshme.
