Milot Rashica mund të largohet nga Besiktasi, ndonëse marrëveshja e tij me klubin turk vazhdon të jetë në fuqi.
Të lidhura
None found
Mediat në Turqi, mes tyre edhe Milliyet, raportojnë se e ardhmja e reprezentuesit të Kosovës te skuadra e njohur nga Stambolli mund të përcaktohet nga lëvizja e ardhshme e klubit në afatin kalimtar.
Drejtuesit e Besiktasit po konsiderojnë afrimin e një futbollisti tjetër për krahun e djathtë të sulmit.
Realizimi i këtij transferimi do ta çonte në tre numrin e lojtarëve të huaj që konkurrojnë për të njëjtin rol. Në një skenar të tillë, Rashica mund të jetë futbollisti që do t’i japë fund qëndrimit te klubi.
Sipas Milliyet, Besiktasi është i kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cernyt, ndaj ai mund të ketë përparësi në këtë repart.
Si rrjedhojë, ardhja e një përforcimi të ri në të djathtë të ofensivës do t’i shtonte ndjeshëm mundësitë që klubi dhe Rashica të ndanin rrugët.
Rashicës i ka mbetur edhe një vit nga kontrata me Besiktasin. Gjatë periudhës së tij në Stamboll, ai ka regjistruar 13 gola dhe 25 asistime në 119 paraqitje.
