Transferimi i sulmuesit argjentinas Julian Alvarez te Barcelona është braktisur përfundimisht gjatë këtij afati kalimtar, sipas raportimeve të fundit.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari Jose Alvarez në emisionin televiziv El Chiringuito TV, ku ai sqaroi se dështimi i marrëveshjes nuk ka ardhur për shkak të aspekteve financiare.
Të lidhura
None found
“Nuk ka të bëjë me paratë, është çështje egoje”, deklaroi gazetari Jose Alvarez.
Gjatë transmetimit u bë e qartë se vështirësitë e negociatave nuk kanë të bëjnë as me kërkesat e larta për pagën dhe as me vlerën e përgjithshme të transferimit.
Sipas tij, marrëveshja është rrëzuar si pasojë e një përplasjeje të fortë interesash dhe një konflikti egosh mes palëve të përfshira.
Si rezultat, bordi i Barcelonës duhet të heqë dorë nga synimi për ta afruar Alvarezin dhe të shqyrtojë alternativa të tjera në ditët e fundit të merkatos.
